Aaron Ramsdale nuk ka mbrojtur mbrëmë për skuadrën e tij Sheffield United në Championship ndaj West Bromwich Albion.
E gjitha ka të bëjë me transferimin e portierit anglez te Arsenali, transferim që pritet të kompletohet gjatë orëve të ardhshme.
Arsenali ka arritur të gjej marrëveshje me Sheffield United për transferimin e portierit anglez për shfirën e 30 milionë funteve.
Lajmi që vjen nga Anglia është befasues, pasi ishte raportuar se bisedimet mes dy klubeve ishin ndërprerë.
Topçinjtë janë duke tentuar ta transferojnë portierin anglez sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për përballjen me Chelsean në fundjavë.
Skuadra londineze do të paguaj fillimisht 24 milionë funte dhe gjashtë milionë euro në formë bonusesh.
Reprezentuesi anglez do të luftoj për një fanellë titullari me gjermanin Bernd Leno te Arsenali.
Përveç Ramsdales që tanimë mund të quhet një lojtar i Arsenalit, skuadra londineze po synon edhe transferimin e norvegjezit Martin Odegaard. /Telegrafi/
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...