Arsenali ka arritur të shënoj të thellë 6-0 si mysafir ndaj skuadrës tjetër nga Londra, West Ham Unitedit, në kuadër të xhiros së 24-të në Premier League.
Këtë debakël e nisi Saliba në minutën e 32-të, kur realizoi për epërsinë fillestare të Arsenalit, shkruan Arbresh.info.
Fundi i pjesës së parë ishte fatal për West Hamin, kur pranoi edhe tre gola tjerë.
Fillimisht Saka në minutën e 41-të nga penalltia, realizoi për 2-0.
Tre minuta më vonë epërsia u trefishua nga Gabriel.
Kurse pokerin për Arsenalin e kompletoi belgu Trossard në minutën e dytë të kohës shtesë.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola tjerë të Topçinjve.
Saka shënoi golin e dytë personal në minutën e 63-të.
Kurse pas tre minutave Declan Rice realizoi një supergol ndaj ish ekipës së tij për të vulosur këtë rezultat.
? GOAL | West Ham 0-6 Arsenal | Declan Rice
— VAR Tático (@vartatico) February 11, 2024
Pas kësaj fitore Arsenali është i treti me 52 pikë aq sa ka edhe Manchester City që ndodhet në pozitën e dytë, mirëpo ka një ndeshje më pak.
Kurse West Hami është i teti me 36 pikë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?