Arsenali i është i gatshëm për të ofruar sulmuesi Olivier Giroud te Monaco si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Kylian Mbappes në Emirates.
“Topçinjtë” janë të gatshëm në garën për sulmuesin 18-vjeçar, i cili ka qenë në një formë sensacionale qysh pas debutimit të tij sezonin e kaluar në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse trajneri Arsene Wenger publikisht ka njoftuar se dëshiron të mbaj në skuadër sulmuesin Olivier Giroud, në fakt ai është i hapur për të lejuar atë të largohet nëse kjo i ndihmon për të arritur marrëveshje me Kylian Mbappen ose Alexandre Lacazetten.

Arsenalit i është refuzuar një ofertë prej 87 milionë për sulmuesin, por thuhet se do të filloj bisedimet javën e ardhshme për të arritur një marrëveshje me Monacon.
Derisa interesimi i madh i klubeve si Real Madridi, Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea vazhdon të vështirësojë marrëveshjen, raportet e Mbappes me trajnerin Arsene Wenger i dhurojnë “Topçinjve” një shans të jashtëzakonshëm për të transferuar reprezentuesin francez.
Përfshirja e sulmuesit Olivier Giroud në këtë marrëveshje do të bënte që çmimi i sensacionit të futbollit të zvogëlohej, megjithëse mbetet ende e panjohur nëse ai dëshiron të transferohet te Monaco./arbresh.info
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...