Arsenali ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë funta nga rivali i tyre në Premierë Ligë, Manchester City, për sulmuesin Alexis Sanchez.
28-vjeçari, i cili ka shënuar 24 gola sezonin e kaluar në Premierë Ligë, do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme dhe dëshiron të luaj për trajnerin e Manchester Cityt – Pep Guardiolan, transmeton portali arbresh.info.

Arsenali ka refuzuar çdo përpjekje nga klubet e tjera rreth Sanchezit dhe do të dëshironte mesfushorin Raheem Sterling si pjesë e marrëveshjes para përfundimit të merkatos së transferimeve të enjten.
Por, Guardiola mësohet se dëshiron të sigurojë shërbimet e reprezentuesit kilian me një çmim direkt.
Sterling ka qenë pjesë e tri ndeshjeve të Manchester Cityt deri tani këtë sezon por pozita e tij në formacionin startues nuk është e garantuar pas arritjes së Bernardo Silvas nga Monaco këtë verë./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?