Arsenali përmbys gjithçka në fund me golat e Chambers dhe Aubameyang

19:45 | 22 Shtator 2019

Arsenali ka marrë pikët e plota në shtëpi kundër Aston Villas, ku triumfoi 3-2.

“Topçinjtë” kanë marrë tri pikë me shumë vështirësi në Emirates, duke e mposhtur 3-2 Aston Villan.

Fitorja erdhi falë golave të vonshëm të Calum Chambers që shënoi për 2-2 dhe Pierre-Emerick Aubameyang në min. 84’ për 3-2, duke i dhënë fund ecurisë prej tri ndeshjeve pa fitore.

Golin tjetër për “Topçinjtë” e shënoi sulmuesi i talentuar, ardhja e re, Nicolas Pepe, në minutën e 71-të.

Për Aston Villan realizuan John McGinn (20’) dhe Wesley (60’).

Pas kësaj fitore me përmbysje, Arsenali ka shkuar në kuotën e 11 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt.

 

 

Lajmet më të lexuara