Mesut Ozil është stërvitur larg nga e gjithë skuadra kryesore e Arsenalit në seancën e fundit para udhëtimit te Chelsea të dielën.
Reprezentuesi gjerman ishte njëri nga shtatë lojtarët kryesor që mungoi në stërvitje të mërkurën dhe nuk ishte pjesë e ndeshjes së Arsenalit në fitoren 3 me 1 ndaj Kolnit në Evropa Ligë mbrëmjen e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.
Të premten, Arsene Wenger pranoi se Ozil dhe Aaron Ramsey janë të dy në dyshime për ndeshjen e së dielës në Stamford Bridge por ishte optimist në rikthimin e tyre.

Ramsey është fotografuar në stërvitje të shtunën, derisa Alexandre Lacazette, Laurent Koscielny, Granit Xhaka, Petr Cech dhe Danny Welbeck ishin gjithashtu jashtë seancës stërvitore të së mërkurës.

Por dyshimet tani janë ngritur rreth disponueshmërisë së Ozilit pasi mesfushori nuk është parë me bashkëlojtarët e tij derisa Arsenali po kryente përgatitjet e fundit para kampionit të Premierë Ligës.
Për fitoren e së enjtes në Evropa Ligë, Wenger bëri nëntë ndryshime në skuadrën e tij dhe pritet të bëjë një rotacion edhe më të rëndë sërish për ndeshjen ndaj skuadrës së Antonio Contes./arbresh.info/


Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare