Arsenal ka marrë një lajm të keq pak para sfidës së radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Slavia Pragës.
Dyshja e sulmuesit Viktor Gyokeres dhe Gabriel Martinelli nuk do të jenë gati për këtë takim, shkruan Arbresh.info.
Dyshja kanë pësuar dëmtim në muskuj dhe pritet të mungojnë sonte dhe në duelin e fundjavës ndaj Sunderlandit.
Ata pritet të rikthehen në derbin e veriut të Londrës kundër Tottenhamit, në sfidën që do të luhet pas pushimit të kombëtareve.
Gyokeres dhe Martinelli kanë kontribuar me pesë gola e dy asistime këtë edicion në tri përballjet e para të Ligës së Kampionëve. Arsenali ka shënuar gjithsej tetë gola.
Takimi mes Slavias dhe Arsenalit luhet sot me fillim nga ora 18:45./Arbresh.info
🚨 Viktor Gyökeres and Gabriel Martinelli, out this week in UCL for Arsenal with staff assessing their conditions/injuries.#AFC hope to have both back against Spurs after the break, as @gunnelblog reports. pic.twitter.com/FdElPZpZf3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 4, 2025
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...