Arsenali është duke përgatitur një ofertë befasuese prej 30 milionë funta për mbrojtësin e Chelseat, David Luiz.
David Luiz ka bërë vetëm tetë paraqitje në Premierë Ligë për “Blutë” këtë sezon pasi nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte, transmeton portali arbresh.info.
Mësohet që raporti ndërmjet tij dhe trajnerit nuk është rregulluar plotësisht dhe Arsene Wenger është tani i interesuar për nënshkrimin e brazilianit.
Arsene Wenger është duke kërkuar transferimin e 30-vjeçarit pasi trajneri francez është në mungesë të yjeve në departamentin defanziv, ku Shkodran Mustafi dhe Laurent Koscielny janë lojtarët kryesor.
Luis mësohet gjithashtu se është shënjestër Manchester United, Juventusit dhe Real Madridit./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...