Arsenali raportohet se po ruan interesimin për Moussa Diabyn.
Sipas gazetarit Christian Falk, përfaqësuesit e sulmuesit të Bayern Leverkusenit vazhdojnë të jenë në kontakt me klubin londinez.
Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia e një lëvizjeje të mundshmë në afatin kalimtar të verës.
Sipas gazetarit gjerman, “Topçinjtë” ende nuk ka vendosur përfundimisht për objektivin e tyre në sulm, pasi po eksplorojnë edhe mundësinë për transferimin e Julian Brandt nga Borussia Dortmundi.
Diaby ka shënuar 11 gola deri më tani dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 32 paraqitjet e tij me Leverkusenin në të gjitha garat këtë sezon.
23-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /GE/
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...