Zyrtarë nga Arsenali kanë zhvilluar dje një takim me reprezentuesit e anësorit belg Yannick Carrasco.
Carrasco u largua nga Atletico Madridi në muajin shkurt vitin e kaluar duke u transferuar te skuadra kineze Dalian Yifan, por duket se do të largohet nga Kina ende pa u bërë 12 muaj që nga arritja e tij në vend, transmeton portali arbresh.info.
Unai Emery është duke kërkuar të përforcojë skuadrën e tij këtë muaj dhe duket sikur ai është duke kërkuar nënshkrimin me 25-vjeçarin në Emirates ndërkohë që një ofertë nga “Topçinjtë” pritet të shtrohet këtë javë.
Carrasco, i cili u bë belgu i parë që ka shënuar në një finale të kupës evropiane kur ai realizoi për Atleticon kundër Real Madridit në vitin 2016, thuhet se është duke kërkuar rikthimin në Evropë dhe Arsenali është shfaqur si një blerës i mundshëm.
Manchester United duket të jetë gjithashtu në garë për anësorin, por Arsenali shpreson t’i mposhtë ata për nënshkrimin e tij duke reaguar me shpejtësi./arbresh.info/
E dhimbshme: Vdes vogëlushi i familjes pesëanëtarëshe që u a...
Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurime...
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...