Arsenali është bërë skuadra e parë në Premierë Ligë që ka arritur të shënojë 100 gola këtë edicion në të gjitha kompeticionet pas fitores 3 me 0 ndaj West Hamit.
“Topçinjtë” iu rikthyen fitoreve në ndeshjen kundër skuadrës së Slaven Bilic mbrëmjen e së martës duke shënuar tri herë në rrjetën e skuadrës mysafire, transmeton portali arbresh.info.
Mesut Ozil, Theo Walcott dhe Olivier Giroud ishin autorët e golave në ‘Emirates’ që dërguan njëkohësisht skuadrën e tyre në krye të Anglisë për nga numri i golave pavarësisht formës dëshpëruese në përgjithësi.
Arsenali tani qëndron në pozitën e pestë të tabelës në Premierë Ligë, por shpreson që periudha e keqe të qëndroj prapa tyre derisa vazhdojnë të kenë dy ndeshje më pak. Vlen të përmendet gjithashtu se dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ka kontribuar në këtë sukses të gjigantit londinez.
Xhaka ka shënuar tri gola gjatë këtij edicioni, ndërsa Mustafi ka shënuar dy./arbresh.info

Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë