Arsenali dëshiron të kryej përforcimin e parë për këtë verë duke transferuar mesfushorin e Sampdorias, Lucas Torriera.
“Topçinjtë” kanë qenë në mungesë të një mesfushori defanziv gjatë viteve të kaluara dhe reprezentuesi uruguaian besohet se do t’i përshtatej mirë skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
Torriera ka bërë 38 paraqitje këtë sezon dhe ka qenë i përfshirë në skuadrën e parakohshme të vendit të tij për Kampionatin Botëror në Rusi këtë verë.
Sipas portalit italian ‘Tutto Mercato Web’, Arsenali ka qenë në kontakt me Sampdorian në lidhje me këtë marrëveshje dhe ata dëshirojnë të finalizojnë gjërat brenda javëve.
Napoli është gjithashtu pas shërbimeve të Torrieras pas fillimit të epokës nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin