Karim Benzemas i është shtruar një ofertë në tavolinë nga Arsenali.
Francezi ka pasur vështirësi të shumta këtë sezon dhe duket se përfundimisht do të largohet nga Spanja, transmeton portali arbresh.info. Sipas raporteve të ndryshme, “Topçinjtë” e shohin Benzeman si një zëvendësues të Alexis Sanchez.
Reprezentuesi kilian, i cili ende nuk ka vazhduar kontratën me klubin në Emirates, duket qartë se ka ndërmend të largohet nga gjiganti londinez.
Manchester City ka qenë duke kërkuar shërbimet e tij që një kohë të gjatë, por së fundmi interesim ka shfaqur edhe Manchester United.
Arsene Wenger është një admirues i madh i Benzemas, ndonëse gjithnjë ka dështuar me përpjekjet e tij për të nënshkruar me të.
Çmimi i tij vazhdon të mbetet problemi kryesor derisa Real Madridi kërkon të paktën 53 milionë funta për yllin me eksperiencë të gjatë në front./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve