Arsenali duket se po planifikon që të vazhdojë edhe më gjatë me Mikel Artetan.
Sipas asaj që raporton MailSport, The Gunners duan që spanjolli të rinovojë kontratën.
Artetas i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë me Arsenalin dhe është i lumtur me punën që ka bërë në skuadër.
Topçinjtë duan që trajneri i tyre të firmosë kontratën e re sa më parë që të jetë e mundur dhe të vazhdojnë me projektin e tyre.
Mediumi bën të ditur se Arsenali është i shqetësuar se Arteta mund të largohet nga Emirates, shkaku që Manchester City mund ta shoh atë si pasues të Pep Guardiolës.
Menaxheri mund të largohet nga Citizens në rast se nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë edicion dhe Arteta të jetë pasuesi i tij.
Kështu, Arsenali kërkon që ai të nënshkruajë kontratën e re dhe të jetë i fokusuar në skuadër./telegrafi/
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...