Arsenali i ka ofruar sulmuesit Alexis Sanchez një kontratë të re që vlen 300 mijë funta në javë.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit skadon në fund të sezonit dhe ai kishte refuzuar të nënshkruaj vazhdimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info. Arsenali ofroi 225 mijë funta herën e fundit, përfshirë bonuset që në përgjithësi i siguronin atij 275 mijë funta në javë.
Por, Sanchez ka bërë të qartë se dëshiron të siguroj mbi 300 mijë funta në javë për të vendosur lapsin në marrëveshjen e re dhe mbetet të shihet nëse oferta e re do të jetë e mjaftueshme.
Manchester City dhe Paris Saint Germain kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit kilian, por Arsene Wenger vazhdon të ketë besim që do të qëndrojë në klub./arbresh.info
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...