Arsenali është i vendosur për t’i dhënë fund interesimit të tyre të gjatë në sulmuesin e Monacos, Thomas Lemar, për shkak të kërkesave financiare.
Barcelona dëshiron t’i bashkohet garës për të nënshkruar me Lemarin, gjë që do të rris çmimin e ndonjë marrëveshje edhe më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali ishte afër transferimit për 90 milionë funta në ditën e fundit të merkatos së transferimeve, por duket se çmimi i tij tani do të jetë edhe më i madh.
Për shkak të kësaj, “Topçinjtë” tani kanë filluar të shikojnë për alternativat e tij dhe Nabil Fekiri i Lyonit dhe Raheem Sterlingu i Manchester Cityt tani janë në radarin e Wengerit./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...