Arsenali ka bërë një hap drejt finales në UEFA Evropa Ligë me fitoren ndaj Valencias.
“Topçinjtë” kanë siguruar fitore me përmbysje në takimin e parë në kuadër të gjysmëfinaleve kundër Valencias, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery riktheu rezultatin pas golit të parë të pësuar në minutën e 11′ me anë të Mouctar Diakhaby që shënoi me kokë bukur.
Por, gjiganti londinez realizoi dy gola të shpejta me anë të sulmuesit francez Alexandre Lacazzette (18′) (26′) ndërkohë që Granit Xhaka asistoi në golin e përmbysjes.
Vonë gjatë ndeshjes në sekondat e fundit, Pierre Emerick Aubameyang shënoi për 3 me 1 duke dërguar përpara skuadrën e tij.
Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në Spanjë./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...