Arsenali është duke punuar në vazhdimin e kontratave të lojtarëve të tyre.
Pasi i nisi bisedimet me Bukayo Saka, William Saliba e Gabriel Martinelli për kontratat e reja, “Topçinjtë” tash do t’ia bëjnë ofertën për kontratën e re edhe yllit kosovar, i cili është bërë lider i ekipit.
Për këtë siguron gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.
“Përkundër raportimeve, bisedimet nuk kanë avancuar për momentin. Xhaka është në radhë në listë pas Martinellit, Sakas dhe Salibas. Marrëveshja me Sakan do të finalizohet, e negociatat janë të avancuara edhe me Saliban. Pra, do të nevojitet pak kohë para se Xhaka ta vazhdojë kontratën. Do të ketë diskutime në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Romano.
Granit Xhaka ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2024, por ka mundësi ta zgjasë kontratën deri në vitin 2026. /GE/
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...