Arsenali dhe Liverpoolit janë në një garë të ashpër për të nënshkruar me yllin e Hoffenheimit, Kerem Demirbay.
Mesfushori 24-vjeçar ka shijuar një sezon të shkëlqyer te skuadra në Bundesliga këtë edicion dhe ka shënuar për Gjermaninë në Kupën e Konfederatave verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta gjermane ‘Bild’ raporton tani që dyshja në Premierë Ligë janë duke monituar këtë sezon lojtarin dhe janë të përgatitur për të aktivizuar klauzolën e tij të blerjes prej 28 milionë funta.

Arsenali synon të përforcoj mesfushën e tyre derisa e ardhmja afatgjate e Jack Wilsheres dhe Aaron Ramseyt vazhdon të mbetet në dyshime te klubi në Emirates.
Nga ana tjetër, Liverpoolit tashmë duket i dorëzuar pasi ka humbur Emre Canin që pritet t’i bashkohet Juventusit falas gjatë merkatos veroore.
Reprezentuesi i Gjermanisë, i cili është transferuar në Hoffenheim nga FOrtuna Dusseldorf në vitin 2016, ka edhe tri vite e gjysmë në marrëveshjen e tij aktuale./arbresh.info/
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...