Raportet në Francë sugjerojnë që Arsenali dhe Barcelona i janë bashkuar Juventusit në garën për yllin e Lyonit, Corentin Tolisso.
“Bianconerët” kanë qenë që një kohë të gjatë duke ndjekur 22-vjeçarin, i cili debutoi për Francën në miqësoren ndaj Spanjës të martën, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, mediat franceze besojnë se ata do të jenë në garë me Barcelonën dhe Arsenalin për të siguruar shërbimet e tij.
Mendohet se “Topçinjtë” janë më shumë të interesuar dhe janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për nënshkrimin e tij./arbresh.info
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim