Arsenali raportohet të ketë arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Saint Etiennes, William Salibas.
Pavarësisht buxhetit të limituar këtë verë, “Topçinjtë” janë përfolur shumë për transferimin e talentit të ri, i cili ka bërë 16 paraqitje në Liga 1 sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra franceze thuhet se nuk e ka me nxitim të ndajë rrugët me 18-vjeçarin, megjithëse Daily Mail pretendon se një marrëveshje tani është arritur mes dy klubeve.
Raporti sugjeron se klubi londinez do të paguaj 26 milionë funta duke i lejuar kështu qendërmbrojtësit të shpenzoj edhe 12 muaj të tjerë në klubin aktual.
Një marrëveshje e tillë mund finalizohet më 2020 kur Arsenali të jetë në gjendje të paguaj tarifën e plotë./arbresh.info/
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...