Arsenal, Manchester United dhe Manchester City janë duke garuar për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral.
21-vjeçari iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në afatin veror, mirëpo është i lidhur me transferimin në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Demiral ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin e Italisë, pasi shihet si zëvendësimi i Giorgio Chellini ose Leonardo Bonucci.

Turki është i lidhur me huazimin te Leicester me shpresën që të fitojë përvojë në formacionin e parë, mirëpo Arsenal, United dhe City kërkojnë t’ia vjedhin lojtarin rivalit.
Arsenal dhe City janë duke kërkuar përforcime në mbrojtje, ngase janë duke hasur probleme të mëdha këtë sezon./arbresh.info.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova