Pasi është bërë e ditur se Aaron Ramsey do të largohet në drejtim të Juventus, Arsenal janë futur në kërkim të një lojtari për repartin e mesfushës.
Dy emrat kryesorë në listën e dëshirave të Arsenal janë James Rodriguez dhe Denis Suarez.
Për Suarez, skuadra ka negociuar me Barcelonen qysh nga fillimi i afatit kalimtar dimëror, por së fundmi është raportuar se këto negociata janë ndërprerë. Kështu, “gunners” janë kthyer nga James Rodriguez.
Por, ish mbrojtësi i londinezëve, Lauren ka sugjeruar ish skuadrën e tij që të heqin dorë nga James dhe të fokusohen tek Denis Suarez.
“Nuk jam i sigurt nëse Arsenal duhet të konsiderojnë James Rodriguezin, edhe në huazim” ka thënë Lauren, transmeton lajmi.net.
“Suarez duhet të jetë prioriteti i Arsenal për këtë afat kalimtar. Ai është një lojtar fenomenal dhe ka shumë konkurrencë tek Barcelona” ka shtuar ndër të tjerash Lauren.
Mbetet të shihet nëse Arsenal do t’i rihapin negociatat për ta transferuar mesfushorin nga “Camp Nou”.
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...