Arsenal është i gatshëm për ta shitur mesfushorin, Henrikh Mkhitaryan te Roma.
Mkhitaryan këtë sezon e ka kaluar në formë huazimi te Roma duke bërë disa paraqitje të mrekullueshme, andaj klubi italian ka vendosur ta mbajë në skuadër.
Sipas Corriere dello Sport, “Topçinjtë” kanë pranuar ta shesin armenianin, mirëpo në këmbim kërkojnë 23.1 milionë euro.

Me shumë mundësi “Romakët” do ta pranojnë këtë ofertë, pasi Mkhitaryan është në top formë duke shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me katër asistime në 20 paraqitje.
Pos Mkhitaryan, Roma dëshiron ta kompletojë edhe transferimin e Mohamed Elneny që gjithashtu është huazim./arbresh.info.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...