Arsenal e ka ofruar sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang te Real Madrid.
Sulmuesi me prejardhje nga Gaboni ka qenë ylli i “Topçinjve” që nga transferimi prej Borussia Dortmund në vitin 2018 duke shënuar 61 gola në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën sepse klubi anglez nuk është duke arritur të hyjë në Ligën e Kampionëve.

Në kohën e fundit, Aubameyang ka qenë i lidhur me kalimin te Barcelona, por raportimet thonë se “Mbretërve” i është ofruar shansi për ta transferuar 30-vjeçarin.
Thuhet se Reali është duke e shqyrtuar këtë mundësi sepse nuk dëshiron që rivali të bëhet më i fuqishëm dhe gjithashtu ka nevojë për një qendërsulmues.
Pas Aubameyang është edhe Inter Milan, ndërsa kartoni i tij kushton 50 milionë euro./arbresh.info.
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...