Arsenali ka mposhtur Liverpoolin në derbin e javës së 23-të në Premier League me rezultat 3-1.
Realizator i golit të parë në ndeshje ishte Bukayo Saka në minutën e 14-të, shkruan Arbresh.info.
Kurse në fund të pjesës së parë Liverpooli barazoi rezultatin pas një autogoli të brazilianit Gabirel.
Por pas insistimit Arsenali u rikthye sërish në epërsi në minutën e 68-të pasi gafën e Alisson Becker e shfrytëzoi më së miri, Martinelli i cili shënoi për 2-1.
Liverpooli në minutën e 88-të mbeti më një lojtarë më pak, ku me karton e dytë të verdhë e pataj të kuq u ndëshkua Ibrahim Konate, pas një ndërhyrje në Kai Havertz.
Kjo e lehtësoi edhe më shumë punën për Arsenalin.
Në minutën e dyë të kohës së shtesë, belgu Trossard arriti të shënoj edhe golin e sigurisë për 3-1.
Pas kësaj fitore Arsenali rikthehet fuqishëm në garë për kreun e tabelës, ku pas 23 ndeshjeve ka 49 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se Liverpooli lider, dhe tre më shumë se Manchester City që ka 46 sosh mirëpo ka edhe dy lojë më pak./Arbresh.info/

Bordi i Paqes, Rama-opozitës: Thatë se SHBA do më bënte gjyq...
Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Rama për nënshkrimi...
“Pse nuk ishte në nënshkrimin e Bordit të Paqes në Davos?”, ...
Merz: Bota ka hyrë në epokën e politikës së fuqive të mëdha
28-vjetori i sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Kurti: Hi...
KFOR-i dhe Policia zhvillojnë ushtrim të përbashkët për reag...