Arsenal – FC Koln, katër tifozë të arrestuar para ndeshjes

08:38 | 15 Shtator 2017

Të paktën katër persona janë arrestuar pas skenave kaotike jashtë stadiumit Emirates para ndeshjes së Arsenalit kundër Colognes.

Tifozët gjermanë shkatërruan vendin para përballjes në Evropa Ligë duke bërë gjithashtu që ndeshja të shtyhet për një orë për shkaqe sigurie, transmeton portali arbresh.info.

Mijëra tifozë pa bilita kishin arritur në Emirates duke shkaktuar kaos para ndeshjes
Mijëra tifozë pa bileta kishin arritur në Emirates duke shkaktuar kaos para ndeshjes

“Zyrtarët i janë përgjigjur raporteve për çrregullime në stadiumin Emirates në mbrëmje ku tifozët ishin mbledhur për ndeshjen Arsenal v FC Koln”, shkruan Policia Metropolitane në një deklaratë.

“Katër njerëz janë arrestuar në dyshimin për vepra që kanë prishur rendin publik”

Mbi 20 mijë tifozë të Colognes ishin të mbledhur për ndeshjen kundër “Topçinjve” që përfundoi me rezultat 3 me 1 në favor të nikoqirëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale