Mbrojtësi, Piero Hincapié është transferuar tek Arsenali në formë huazimi njëvjeçar nga Bayer Leverkusen.
23-vjeçari ka zhvilluar mbi 100 ndeshje me Leverkusen që nga viti 2021, duke qenë pjesë kyçe e skuadrës që fitoi titullin e Bundesligës në sezonin 2023/24, shkruan Arbresh.info.
Karrierën e hershme e nisi në Ekuador me Independiente del Valle, ku debutoi në moshën 17-vjeçare.
Gjatë kësaj periudhe ai ishte edhe kapiten i kombëtares U17 të Ekuadorit dhe fitoi Copa Libertadores U20 në vitin 2020.
Më pas u transferua në Argjentinë te Talleres në vitin 2020, ku la përshtypje të madhe para se të firmoste me Leverkusen.
Në arenën ndërkombëtare, Hincapié ka grumbulluar 46 ndeshje me kombëtaren e Ekuadorit, duke qenë pjesë e skuadrës në Botërorin 2022 dhe në Copa America (2021 dhe 2024).
Përveç tij Arsenali ishte mjaft aktive këtë verë ku transeroi edhe Martin Zubimendin, Viktor Gyokeresin, Noni Madueken, Eberechi Ezen, Cristhian Mosqueran, Christian Norgaardin, Kepa Arrizabalagan, Fabio Vieiran, Max Dowman dhe Karl Hein./Arbresh.info

Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi