Xhaka është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes së sotme (e shtunë).
Arsenali mori tri pikë të plota në takimin si nikoqir kundër Huddersfieldit në kuadër të xhiros së 16-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Lucas Torreria, autori i golit vendimtar të kësaj ndeshje, është vlerësuar me notën 7.9. Me notë të lartë është vlerësuar edhe Sokratis (7.6) dhe Aubameyang (7.1).
Por, lojtari me notën më të lartë të ndeshjes është mesfushori kosovar Granit Xhaka (8.2).
Ylli tjetër me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 6.6.
Lojtari me notën më të dobët është Lacazzette (6.0)./arbresh.info/

Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...