Skuadra e Pejës që është në krizë financiare këtë stinor, për herë të parë është eliminuar në të tetën e finales së Kupës së Kosovës dhe nuk ka arritur që të luftojë për Final Four të Kupës së Kosovës në basketboll.
Kalaja e Prizrenit, ekip nga Liga e Parë, ka eliminuar Pejën sonte në përballjen të cilën verdhezinjtë e luajtën në cilësi të vendasit në Sezai Surroi të Prizrenit.
Që nga fillimi i ndeshjes Kalaja krijoi epërsi të konsiderueshme karshi Pejës, që po luan me juniorë. Çereku i parë përfundoi 13-28 në të mirë të Kalasë.
Epërsia u ngrit në çerekun e dytë, derisa ekipet shkuan në pushim me epërsi 26 pikëshe të Kalasë, 24-50. Çereku i tretë kaloi thuajse baraz, për të hyrë në 10 minutëshin e fundit 48-67 në të mirë të ekipit të drejtuar nga Arbnor Rifati, përcjellë borozani.
Në fund, ndeshja përfundoi 58-83 për Kalanë, ku ndër më të dalluarit ishte Ujkan Karanezi.
Kalaja tash në ndeshjen çerekfinale do të luaj ndaj Sigal Prishtinës, sipas rrugëtimit të saj në Grupin A, ku bardhekaltërit kampionë janë favoritë për të fituar trofeun dhe janë mbrojtës aktual të Kupës.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë Final Fourin e Kupës së Kosovës. /borozani/
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...