Boksieri i MMA Conor McGregor është arrestuar vetëm disa orë pasi kreu një sulm ndaj autobusit që po barte rivalët e tij, duke bërë që luftëtari i peshave të lehta Michael Chiesa të largohet nga UFC 223.
Atleti u vetëdorëzua në stacionin policor 78 të Bruklinit dhe pritet të kalojë natën në pritje të akuzës për sjellje të pahijshme dhe rrezikim, sipas New York Post, transmeton portali arbresh.info.

Chiesa pësoi një prerje në fytyrë kur McGregor dhe ekipi i tij nisën të hedhin objekte ndaj autobusit në të cilin ndodhej ai, si rezultat i kësaj atleti u tërhoq nga gara e së shtunës.
Për këtë gjë, irlandezi McGregor do të humbë titullin e tij./Arbresh.info/

Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...