Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, është shumë pranë një transferimi të rëndësishëm në Serie A te skuadra e Sassuolos.
Muric është aktualisht pjesë e Ipswich Town, pritet të kalojë te klubi italian fillimisht në formë huazimi me opsion blerje.
Sipas asaj që ka raportuar gazetari italian Gianluca Di Marzio, marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje mbi 10 milionë euro.
Portieri 26-vjeçar ka një karrierë të pasur, duke mbrojtur portën e skuadrave si Girona, Willem II, Burnley, Man City dhe Nottingham Forest.
Në sezonin e fundit, ai zhvilloi 19 paraqitje me Ipswich Town në Ligën Premier dhe Kupën FA.
Sassuolo e sheh Muricin si një nga afrimet kryesore për të forcuar portën.
Nëse marrëveshja finalizohet, për Muric do të jetë hera e parë që do të luaj në Serie A.
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...