Real Madridi ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Sfida zhvillohet nesër në “Anfield” me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
I ftuar për këtë sfidë është edhe Trent Alexadner-Arnold, i cili do të kthehet në ‘Anfield’, por tani si kundërshtar i Liverpoolit.
Mbetet të shihet nëse do të ketë minuta për të nesër, pasi ‘The Athletic’ pak orë më parë, ka raportuar se ai nuk është gati qind për qind për këtë sfidë, dhe nuk dihet nëse do të luaj.
Argjentinasi, Franco Mastantuono ka humbur këtë ndeshje i cili ka pësuar një lëndim dhe nuk është stërvitur me klubin sot. Kështu që nuk do të jetë pjesë e listës.
Po ashtu për arsye dëmtimi mungojnë edhe mbrojtësit Alaba, Rudiger dhe Carvajal.
Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar:
Real Madridi ka kryer sot stërvitjen e fundit në Spanjë për këtë ndeshje dhe do të niset për në Angli. Xabi Alonso ka vendosur që të mos mbajë stërvitje në ‘Anfild’ siç është bërë zakonisht me trajner të tjerë të Real Madridit, shkaku i interesimit të madh të mediave, dhe për të mos zbuluar asgjë nga plani i tij ka marrë këtë vendim.
Kujtojmë se këto dy skuadra janë përballur edhe edicionin e kaluar pikërisht në këtë stadium, ku Liverpooli pati triumfuar me rezultat 2-0.
Pas tri ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, Reali ka tri fitore, ndërsa ‘The Reds’ kanë dy fitore e një humbje./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...