Argjentina vazhdoi përgatitjet e tyre për Kampionatin Botëror edhe mëngjesin e sotëm (e shtunë) në kampin stërvitor të Barcelonës.
Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij morën pjesë në një seancë stërvitore te gjiganti në La Liga në kampin stërvitor Joan Gamper, transmeton portali arbresh.info.
Sergio Aguero festoi ditëlindjen e tij të 30-të të shtunën dhe Messi postoi një foto të tyre së bashku në ‘Instagram Story’ me mbishkrimin: “Urime ditëlindjen”.
Skuadra e Jorge Sampaoli ka kryer stërvitje të dyfishta të premten dhe pritet gjithashtu të stërvitet edhe mëngjesin e së dielës.
Messit i është dhënë një mirëpritje heroi kur arriti te Barcelona me skuadrën e Argjentinës të enjten. Një numër i madh tifozësh ishin mbledhur në aeroportin El Prat të qytetit katalunas.
Skuadra e Sampaolit do të vazhdojë qëndrimin në Barcelonë deri më 8 qershor para arritjes në Rusi për Kampionatin Botëror./arbresh.info/




Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...