Në fjalimin e tij të fundit për mediat, presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio ‘Chiqui’ Tapia, bëri një njoftim të madh në lidhje me fanellën ikonike numër 10.
Tapia deklaroi se sapo Lionel Messi të vendosë të përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare, numri i tij do të pensionohet përgjithmonë.
Ndërsa klubet herë pas here tërheqin numra për të nderuar lojtarët legjendar, është relativisht e pazakontë që ekipet kombëtare ta bëjnë këtë.
Në fakt, Argjentina më parë tentoi të tërhiqte numrin 10 për nder të Diego Maradonës, por FIFA e hodhi poshtë propozimin.
Mbetet e paqartë nëse ata do të miratojnë një nderim të ngjashëm për Messin.
Messi regjistroi një numër mbresëlënës prej 106 golash dhe 53 asistimesh në 180 ndeshje ndërkombëtare.
Ai luajti një rol kyç në triumfet e kombëtares Albiceleste në Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës, si dhe në sigurimin e Finalissimas dhe madje edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...