Argjentina ka siguruar në mënyrë dramatike kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Egjiptin me rezultat 3-2 në një ndeshje spektakolare.
“Albicelestët” u gjendën në disavantazh prej dy golash, pasi Egjipti kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin e Yasser Ibrahim.
Avantazhi u thellua në minutën e 67-të, kur Mostafa Ziko realizoi për 2-0, duke e vendosur Argjentinën në një pozitë shumë të vështirë.
Megjithatë, skuadra e Lionel Scalonit reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme në minutat e fundit. Christian Romero ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të pas një asistimi të Lionel Messit, ndërsa vetëm katër minuta më vonë vetë kapiteni argjentinas realizoi golin e barazimit për 2-2.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt vazhdimeve, Enzo Fernandez u shndërrua në heroin e Argjentinës.
Mesfushori shënoi golin e fitores në minutën e 92-të, duke vulosur triumfin 3-2 dhe kualifikimin e kampionëve të botës në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut.
Në çerekfinale, Argjentina do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...