Albian Hajdari është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës dhe ai do të grumbullohet në muajin tetor, ku Dardanët do të luajnë ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Qendërmbrojtësi i ri kosovar ka zgjedhur Kosovën duke u larguar nga Kombëtarja A e Zvicrës me të cilën ka zhvilluar një ndeshje miqësore.
Ishte fillimisht mediumi zviceran Blick që ka lajmëruar për zgjedhjen e Hajdarit dhe tani Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar ardhjen e tij.
“Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane. Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën. Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane. Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun. Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty!”, thuhet në njoftim.
Krejt në fund i pari i futbollit kosovar tha se prurjet te Kosova do të vazhdojnë çdo muaj.
“Fatmirësisht kemi talente të mëdha nëpër gjithë Evropën. Jo vetëm Leoni e Albiani, por prurjet do të vazhdojnë çdo muaj te Kombëtarja A e Kosovës. Gjatë gjithë kohës kemi prurje të reja jo vetëm te Kombëtarja A, por edhe te grupmoshat dhe Kombëtarja e femrave. Kosova është në rrugën e duhur dhe urojmë që këta futbollistë të talentuar të shkëlqejnë me Kombëtaren tonë edhe në ndonjë Kampionat Botërorë ose Evropian”, përfundoi Ademi. /Telegrafi/
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...