Mesfushori aspak i favorizuar i Barcelonës, Arda Turan dëshiron të largohet nga klubi.
30-vjeçari nuk ka qenë pjesë e ndonjë ndeshje te Barcelona këtë edicion dhe klubi raportohet se dëshiron largimin e tij sa më shpejtë që është e mundur, transmeton portali arbresh.info.
“Dua të largohem tani, Barcelona është klubi më i madh në botë dhe kjo nuk do të ndryshoj, por jam në dijeni që ka ardhur koha për të vendosur”, ka thënë Arda Turan për gazetën turke ‘Fanatik’.
Qysh pas transferimit në Camp Nou në vitin 2015 për 34 milionë euro, mesfushori nuk ka arritur për të siguruar një pozitë në skuadrën e parë, por ka shënuar 19 gola brenda 53 paraqitjeve në të gjitha kompeticioneve.
Ai ka qenë shumë duke u kërkuar për rikthim në Galatasary, ku në të kaluarën ka shpenzuar pesë vite duke fituar ligën, kupën dhe Super Kupën gjatë asaj kohe, para se t’i bashkohej Atletico Madridit në vitin 2011./arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...