
Screenshot
Arbër Zeneli shkëlqeu me gol dhe asistim në fitoren e thellë të Elfsborgut ndaj Öster me rezultat 5-1.
Zeneli fillimisht regjistroi një asistim në minutat e para të ndeshjes, ndërsa golin e realizoi në fillim të pjesës së dytë.
Futbollisti 30-vjeçar tashmë ka grumbulluar disa gola dhe asistime në elitën suedeze, duke qenë një nga lojtarët më në formë të skuadrës.
Arbëri u aktivizua për rreth shtatëdhjetë e tetë minuta në këtë takim.
Ndërkohë, i plotë për Elfsborgun ishte edhe vëllai i tij, Besforti, i cili kontribuoi me një tjetër asistim në këtë ndeshje.
Për Besfort Zenelin, ky ishte një tjetër paraqitje mbresëlënëse në Allsvenskan, ku ka spikatur me kontributin e tij në gola dhe asistime.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...