Arbër Zeneli do të debutojë si titullar për Stade de Reims, pas tri paraqitjeve radhazi nga banka rezervë që prej se u transferua në Ligë 1 nga Heerenveni në afatin kalimtar të janarit.
Zeneli do ta nisë nga minuta e parë takimin kundër Montpellier për Reims sot në Ligë 1, i cili fillon në orën 15:00.

Anësorit të ekipit kombëtar të Kosovës iu deshën tri paraqitje të shkurtra nga banka rezervë për ta regjistruar asistin e parë, i cili ishte i shkëlqyer në triumfin e Reims 2:0 kundër Rennes fundjavën e kaluar në Ligë 1.
Zeneli e kompletoi kalimin nga Heerenveni në Reims në fund të afatit kalimtar dimëror, duke u larguar nga liga elitare holandeze, Erevisie, si asistuesi më i mirë, me nëntë asiste dhe tri gola në 17 paraqitje
Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 23-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille dhe 6 kundër Toulouse.
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...