Vëllaznimi po vazhdon konsolidimin e skuadrës për sezonin e ri në elitën e basketbollit.
Gjakovarët kanë transferuar në radhët e tyre Arbër Sinanin nga skuadra e Protn Cable Prizrenit, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra kuqezi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ky është edicioni i pestë me radhë i tij në Superligë, ku e kishte filluar me Feronikelin, për të vazhduar me Prishtinën, Vëllaznimin, PC Prizrenin dhe tash do jetë përsëri tek ne. Ai ka përvojë edhe me Kombëtaren e Kosovës.
Ky ishte lojtari gjashtë i prezantuar nga gjakovarët për sezonin e ri./Arbresh.info
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...