Ballkani po vazhdon të jetë aktiv në merkaton dimërore, ku ka prezantuar lojtarin e radhës.
Bëhet fjalë për Arben Nikprelaj të cilin skuadra suharekase e konfirmoi si lojtarin e tyre më të ri përmes një postimi në rrjetin social Facebook disa momente më parë, shkruan Arbresh.info.
Ai është 21-vjeçar dhe së fundmi është paraqitur tek Deçiçi i Tuzit.
“FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, që transferohet në radhët tona nga Deçiçi i Tuzit. 21-vjeçari, i gjatë 1.94 m, vjen për të forcuar repartin defensiv me siguri në ajër dhe forcë fizike”, shkruhet në njoftimin e klubit suharekas.
Përveç Arben Nikprelaj edhe Ebrima Gaye është prezantuar gjatë ditës së sotme, tek skuadra që synon titullin kampion këtë edicion./Arbresh.info
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...