Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 17.09.2020 e ka emëruar Arben Krasniqin në pozitën e Drejtorit Teknik (Drejtor i Programeve të Basketbollit) në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Përgjegjësitë Kryesore të Drejtorit Teknik të FBK-së do të jenë: Të menaxhoj Programin Nacional të Certifikimit të Trajnerëve për FBK dhe SHTBK; Të zhvilloj dhe menaxhoj programin e trajnimit të trajnerëve të FBK-së; Të menaxhoj Qendrën Nacionale të Basketbollit dhe Akademitë e Basketbollit të krijuara në kuadër të kësaj qendre; Të koordinoj dhe menaxhoj të gjitha aktivitetet e shkollave dhe Universiteteve për FBK-në; Të koordinoj dhe menaxhoj Kampin Nacional të FBK-së për gjeneratat e reja.
Ndërkaq Drejtori Teknik i FBK-së do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e pjesëmarrjes dhe të gjitha programeve të FBK-së, si dhe shërbimeve me përgjegjësi në fushën e: Zhvillimit të trajnerëve; Zhvillimit të lojtarëve; Qendrën Nacionale të Basketbollit; Zhvillimin e Akademive të Basketbollit; Masivizimin dhe promovimin e Mini-Basketbollit në të gjitha regjionet e Kosovës.
Arben Krasniqi, ish-basketbollist dhe ish-përzgjedhës i Kosova A, e ushtron zejen e trajnerit prej vitit 2003, ndërsa ka të përfunduar disa trajnime për trajnerë në nivel të lartë ndërkombëtar.
Ai ka udhëhequr disa skuadra kosovare, ndërsa suksesin më të madh e ka arritur me Prishtinën.
Krasniqi do të fillojë punën zyrtarisht me orar të plotë në zyre të FBK-së nga data 01.10.2020./arbresh.info.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...