Real Madrid vizitojnë Celta Vigo të premten, duke shpresuar të afrohen sërish në vetëm një pikë nga Barcelona para ndeshjes së kampionëve në fuqi ndaj Athletic Bilbao të shtunën.
Madrilenët e humbën kreun e tabelës pas humbjes ndaj Osasuna dy javë më parë, ndërsa fundjavën e kaluar u mposhtën në shtëpi nga Getafe, duke rritur presionin mbi Arbeloan.
Para ndeshjes me Celtan në konferencë për media ka dal trajneri Alvaro Arbeloa.
Ai ka thënë se për sa kohë e lejon matematika të luftojnë për titull, ata nuk do të ndalen.
“Jemi katër pikë prapa, jo 18. Ky është Real Madridi. Për sa kohë kemi mundësi matematikore të luftojmë, do të luftojmë, dhe edhe nëse vjen momenti kur nuk mund të luftojmë më, prapë do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Arbeloa, i cili e zëvendësoi Xabi Alonso në stolin e ekipit në janar.
“Në dhomat e zhveshjes jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë ndeshje deri në fund të sezonit.
“Kemi pësuar dy humbje radhazi në kampionat. Sigurisht, në një klub si Real Madridi humbja është gjithmonë e vështirë për t’u përballuar për shkak të pritshmërive dhe presionit, por tani për tani e vetmja gjë që kemi në mendje është ndeshja e nesërme.”
Madridi është goditur rëndë nga lëndimet në javët e fundit.
Sulmuesi brazilian Rodrygo iu bashkua Kylian Mbappé, Jude Bellingham dhe Éder Militão në listën e të lënduarve pasi pësoi një dëmtim serioz në gju në ndeshjen ndaj Getafes, që me shumë gjasa do ta lërë jashtë edhe nga FIFA Ëorld Cup në verë.
Edhe mbrojtësi qendror Dean Huijsen do të mungojë në ndeshjen ndaj Celta Vigos për shkak të pezullimit.
“Kur je duke fituar dhe të gjithë luajnë mirë, është e lehtë ta veshësh këtë fanellë”, shtoi Arbeloa, duke këmbëngulur se nuk do të “bëjë justifikime” për shkak të lëndimeve.
“Duhet ta tregojmë potencialin tonë të vërtetë tani. Pikërisht në momente të tilla shihet nëse jemi të denjë ta veshim këtë fanellë dhe këtë stemë.”
Real Madridi pret Manchester City në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës në UEFA Champions League të mërkurën e ardhshme.
Mbappé ka udhëtuar në Paris për trajtim të lëndimit në gju, ndërsa Bellingham ndodhet në London, me të dy që shpresojnë të rikuperohen në kohë për përballjen me Cityn.
Arbeloa tha se çdo vendim për gjendjen fizike të lojtarëve do të merret “nga shërbimet mjekësore të Real Madridit”.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...