Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappes pas kritikave që sulmuesi francez mori për pushimet e tij në Sardenjë, gjatë kohës që është i lënduar.
Mbappe pësoi një lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Real Betis dhe mungoi në fitoren 2-0 të madrilenëve në udhëtim ndaj Espanyol.
Pavarësisht suksesit, Reali mbetet 11 pikë prapa Barcelona në garën për titull, ndërsa “El Clasico”-ja e fundjavës pritet të jetë vendimtare, me francezin që pritet të mungojë.
Në konferencën pas ndeshjes, Arbeloa u pyet për mungesën e Mbappe-s në stadium, pasi lojtari kishte udhëtuar në Itali me partneren e tij, gjë që u kritikua nga mediat.
“Gjithçka që ka të bëjë me lojtarët e lënduar menaxhohet nga stafi mjekësor i klubit,” deklaroi Arbeloa.
“Ata vendosin kur një lojtar duhet të jetë në Valdebebas dhe kur jo.”
Ai shtoi se situata të tilla janë pjesë e procesit të rikuperimit.
“Nëse stafi jep dritën jeshile, atëherë çdo gjë është në rregull. Ne ndjekim gjithmonë rekomandimet e tyre”, theksoi Arbeloa.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje