Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj ka fituar çmimin e më të mirit brenda klubit për muajin dhjetor.
Klubi i Dritës e shpall çdo muaj futbollistin më të mirë të ekipit, me ndihmën e tifozëve, të cilët votojnë.
Për muajin dhjetor, Manaj ka fituar epitetin e më të mirit tek klubi lider i Superligës së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë skuadra e Dritës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Arb Manaj është shpallur lojtari i muajit dhjetor. Arbi ka marr shumicen e votave të tifozëve tanë dhe është i preferuari i muajit dhjetor. Faleminderit tifozëve tanë Intelektualëve dhe gjithë futbolldashësve për pjesmarrjen në votim”, ka njoftuar lider i Superligës.
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...