Barcelona ka fituar ndeshjen derbi të javës në La Liga ndaj skuadrës së Atletico Madridit.
Gjatë kësaj ndeshje mbrojtësi kyesor i Barcelonës, Ronald Araujo ka pësuar një dëmtim në nofull, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thyer nofullën, por as kjo gjë nuk e ndal mbrojtësin nga Uruguaji që të vazhdoj të luajë, në takimet e radhës.
Uruguaiani thuhet se refuzoi t’i nënshtrohej një operacioni për të trajtuar frakturën, kështu që do të jetë i detyruar të mbajë maskë.
Për rreth tri javë, qendërmbrojtësi do të duhet të luajë me mask dhe në fund të kësaj periudhe do të jetë shëruar plotësisht.
Në këtë mënyrë, Araujo mbetet në dispozicion të Xavit dhe mund të luajë në ndeshjen e radhës, kundër Gironas./Arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...