Real Betis ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e futbollistit brazilian Antony.
Futbollisti ishte i huazuar edhe sezonin e kaluar tek spanjollët, mirëpo tashmë ata kanë kryer transferimin permanent për brazilianin, shkruan Arbresh.info.
Betisi ka paguar një tarifë prej 22 milionë eurove plus tre milionë tjera bonus për t’i siguruar shërbimet e Antonyt.
Lajmi u bë i ditur nëpermjet rrjeteve sociale të klubit spanjoll.
Antony dhe Betis kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në vitin 2030.
Gjatë sezonit të kaluar braziliani luajti gjithsej 26 ndeshje me Betisi ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi pesë asistime, duke qenë vendimtar dhe arritur deri në finale të Ligës së Konferencës ku u mposhtën nga Chelsea./Arbresh.info
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme