FC Ferizaj ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin defensiv, duke arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin, Antonio Marku.
Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, klubi njofton se Marku së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e ekipeve si KF Teuta, KF Vllaznia e Shkodrës dhe FC Suhareka.
“Marku vjen për të forcuar prapavijën tonë dhe për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje,” thuhet në njoftim.
Ferizaj i ka uruar mirëseardhje qendërmbrojtësit shqiptar, duke shpresuar që bashkë të shkruajnë histori të reja suksesi në sezonin e ardhshëm.
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...