Trajneri i Inter-it, Antonio Conte insiston të ribashkohet me sulmuesin e Chelsea-s, Olivier Giroud, andaj është duke shtyrë klubin italian për ta transferuar në verë.
Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe thuhet se është i kërkuar edhe nga disa skuadra tjera, transmeton portali arbresh.info.
Këtë sezon Giroud në “Stamford Birdge” ka qenë në stol dhe tashmë e ka bërë të qartë se do largohet, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës edhe për një vit me “Blutë” e Londrës.

Sipas Calciomercato, Giroud është objektivi kryesor i Antonio Conte, pasi sulmuesi Alexis Sanchez më shumë mundësi do rikthehet te Manchester United, andaj iu duhet një zëvendësues.
Në garë për fituesin e Kupës së Botës mbesin Tottenham e Lazio, ndërsa ka klube të interesuara edhe nga Amerika./arbresh.info.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...